Dy anëtare të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nuk po e durojnë njëra-tjetrën.
Vjosa Osmani e LDK-së dhe Evgjeni Thaçi e PDK-së edhe sot patën përplasje verbale, njofton Klan Kosova.
E para po e akuzon presidentin Hashim Thaçi se po e dëshiron ndarjen e Kosovës. Me këtë nuk po pajtohet mbesa e shefit të shtetit.
Ky debat i nxehtë u zhvillua kur po diskutohej platforma për dialog me Serbinë.







