Një manifestim kulturor e me motive tradicionale është mbajtur sot në Deçan, duke shënuar kështu “Ditën e Gështenjës”. Aty u ekspozuan piktura e u mbajt edhe orë letrare me qëllim të promovimit të vlerave tradicionale dhe gështenjës. Ngjarja u organizua nga “Iniciativa për Zhvillim” dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit.

Të rrethuar nga peisazhi i gjelbër i fshatit Belle, artistë të ndryshëm shqiptarë shpalosën veprat e tyre artistike, dhe u lexuan poezi kushtuarës gështenjës.

Ky aktivitet u mbajt në fillim të muajit tetor meqë ky muaj është koha kur në Deçan bëhet vjelja e gështenjave.Kjo trevë njihet për hapësira me gështenja, të cilat në shumë raste edhe sigurojnë jetesën e banorëve të fshatit Belle dhe fshatrave të tjetra përreth.Këtë e thotë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, për të cilin gështenjat kanë rëndësi të veçantë, meqë sipas tij, ato kanë mundësuar shkollimin dhe veshmbathjen e tij dikur.

E Ajne Iberhysaj nga “Iniciativa për zhvillim” tregon që synojnë ta bëjnë tradicional ketë manifestim, që për herë të parë po mbahet në fshatin Belle.

Duke prezantuar veprat e tyre, pjesë e manifestimit ishin artistë nga Deçani, vende të tjera te Kosovës, e madje edhe nga ata që jetojnë në diasporë.
Komuna e Deçanit njihet për sipërfaqe të madhe, cilësi dhe historik të gështenjave.

loading…