Kështu po i pret LDK’ja rezultatet

Një mobilizim i madh ka ndodhur në qendrën e LDK’së në komunën e Besianës.

Në këto foto të siguruara nga Express shihet se një numër i madh i aktivistëve dhe kryesisë së LDK’së në këtë komunë po presin rezultatet.

Aty është parë edhe ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi.

 Zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë po mbahen pasi kryetari i kaluar dha dorëheqje para përfundimit të mandatit për të zënë postin e Ministrit të Brendshëm në Qeveri.