Kështu po e ndiqte babai i Thaçit seancën kundër të birit në Speciale FOTO

Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllimin e vetëm e ka pasur që të punojë që Kosova të lirohej.

Në një foto të publikuar shihet babai i ish-presidentit të Kosovës duke e përcjellur përmes ekranit të birin e tij teksa ishte paraqitur në seancën dëgjimore në Hagë.

Haxhi Thaçi kishte thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocionalisht, por që pas saj është shprehur: “E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar”.

“Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, kishte thënë Thaçi.