Kuvend

Kështu ndodhi përplasja ndërmjet Ramush Haradinajt me Xhavit Halitin (VIDEO)

Kryeministri Haradinaj, është dëgjuar duke i thënë nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti: “A je në gjum a qut, a je ka e sheh qa është ka ndodh me procedurë, njerëzit po thonë s`ki kartela qysh nuk kalon mocioni”.

Këtë, fjalë Haradinaj e tha gjatë votimit të mocionit të LDK-së ku shefi i Grupit të LDK-së Avdullah Hoti, propozoi që projektligjet për FSK-në të cilat janë në rend dite, të shqyrtohen para pikave të tjera.

E Haliti, menjëherë reagoi duke i thënë kryeministrit se “…nuk ka nevojë me mësu se a është në gjum a çutë” dhe e rekomandon që t`i shohë punët e veta.

“A jam në gjum a çutë unë e di për veti ti kqyri punët e tua. Ti ki me prezantu ligjin unë kam m’i ndjekë procedurat dhe ti s’mun me m’kallxu a pi ndjeki procedurat a jo, kqyri punët e tua”, tha Haliti.

“Ju i kini të gjithë kartelat dhe s’keni nevojë me bërtit hiq asnjë, as kryeministri nuk ka nevojë me m’mësu mu. Qeveria i ka punët e veta parlamenti të vetat. Ky ka m’i prezantuar ligjet, ne kemi mi votu ose mos m’i votu, nuk jam argat i qeverisë, as i kërkujt këtu”, tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=iJp4W1jA7ps