Kështu na bën të xhelozojmë Behgjet Pacolli!

Tashmë i papunë në institucione, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka më shumë kohë të lirë. Ai pas largimit nga Qeveria ku mbante postin e zëvendëskryeministrit të parë, kishte thënë se fëmijët e tij ishin gëzuar për këtë, sepse do të kishin më shumë kohë që të kalonin bashkë.

“Secili zgjedh destinacionin e vet. Dikush atë të drejtë, dikush të gabuar. Fundjavë të bukur miq! ?”, ka shkruar sonte Pacolli.

Ai në këtë postim shihet duke hipur në aeroplanin e tij privat. /Ballkani.info/