Kështu mund ta prisni shegën brenda një minuti (VIDEO)

Sipas një videoje të re, që është bërë virale në rrjet, të gjithë ne i paskemi prerë shegat gabim. Ky vit ka pasur me bollëk video virale që kanë pasur lidhje me ushqimin, si për shembull videoja që tregonte sesi duheshin qëruar hudhrat.

Dhe tani për t’ia shtuar listës, vjen videoja që tregon sesi mund të hapësh një shegë në më pak se një minutë dhe njerëzit e internetit po ‘çmenden.’

Në pamjet e postuara në Twitter duket një person me thikë në dorë teksa pret një shegë që ndodhet akoma në pemë.

Videoja në fjalë ka marrë rreth 3 milionë shikime dhe është shpërndarë me qindra e mijëra herë. Klipi i shkurtër u shpërnda në një llogari që mbante emrin @engineeringvids.

Shumë prej komentuesve janë mrekulluar nga kjo metodë ndërsa të tjerë kanë nisur të dyshojnë pasi shega në video duket sikur nuk ka lëng fare.

Gjithsesi ka pasur nga ata që e kanë provuar dhe u ka funksionuar, ka pasur edhe nga ata që kanë dështuar. Me shumë mundësi ka të bëjë forma dhe gjendja e shegës që pritet.

Videoja që po ‘çmend’ rrjetin, ja si mund të prisni një shegë në më pak se një minutë on Vidnews.

loading…