Kështu mban titullin kënga e re e Dua Lipës

Dua Lipa ka zbuluar datën e lansimit të projektit të ri.

Dua Lipa po e arsyeton mungesën e saj në skenën muzikore për gjatë vitit 2019, këngëtarja krahas albumit që pritet të publikojë në javët në vijim është duke punuar edhe në tjera projekte.

Që në fillim të javës Dua kishte paralajmëruar një surprizë për fansat e saj, të cilën e zbuloi çaste më parë. Shumë shpejt një tjetër këngë nga prishtinasja.

‘Physical’ titullohet kënga e re e saj e cila do të publikohet më 31 janar, njofton Lipa me një postim të bërë në rrjetin social Instagram. 

https://www.instagram.com/p/B7slViehhBw/?utm_source=ig_embed