Kështu i “lëpihet” Daçiqi, Putinit duke i kënduar këngë (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka kënduar për presidentin rus, Vladimir Putin në darkën solemne në Pallatin e Serbisë.

Darka solemne u mbajt ditën e djeshme, gjatë vizitës që presidenti rus zhvilloi në Serbi, shkruan Ballkani.info.

Daçiq e ka mbajtur premtimin dhe këndoi “Kaljinkun” gjatë darkës solemne në pritje të presidentit rus, Vladimir Putin në Pallatin e Serbisë.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet ku Daçiq shfaqet si këngëtar para Putinit dhe mysafirëve të tjerë nga delegacioni rus.

Kujtojmë se vizita e Putin në Serbi, u përshëndet edhe nga qytetarët, ku rreth 120 mijë qytetarë kishin dalur për ta pritur nëpër rrugë. /Ballkani.info