Kështu i fabrikon Serbia lajmet për Kosovë

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka zbuluar fabrikimet dhe shpifjet që mediat serbe i bëjnë kundrejt Kosovës, sa herë që situate në vend është e ndërlikuar si pasojë e ngjarjeve në Veri të vendit.

Sipas Musliut, shumica e mediave të Serbisë, të cilat kontrollohen nga Aleksandar Vuçiqi, janë të “varfër” në kreativitet.

“Titujt e tyre nuk ndryshojnë aspak. Mund të ndryshojnë njerëzit të cilët i sulmojnë/targetojnë. Esenca mbetet e njëjtë: KURTI, HARADINAJ, THAÇI, VESELI DUAN LUFTË. E datat? Datat i vënë varësisht se kush është në Kosovë në pushtet!”, ka shkruajr Musliu në Facebook.

Sipas tij, kjo rrjedh nga Memorandumi i Dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, pjesë të të cilit janë publikuar.

“Njëra nga pikat e këtij Memorandumi është: “Sulmimi i qeverive të vendeve fqinje (të Serbisë), me moton QEVERI E DOBËT – SHTET I DOBËT!”

“Pra, shqiptarët ta dinë se, Serbia e lufton cilindo Qeveri të Republikës së Kosovës, sepse e lufton Republikën e Kosovës. Serbët e kanë “orkestrën” e propagandës mediale që financohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, vetëm e vetëm që ta destabilizojnë Kosovën, por edhe më gjerë – Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Kroacinë”, tha Musliu duke shtuar se e gjitha kjo bazohet në shpifje, rrenë e fabrikime!

Postimi i plotë i Musliut:

Shumica e mediave të Serbisë, të cilat kontrollohen nga Aleksandar Vuçiqi, janë të “varfër” në kreativitet.

Titujt e tyre nuk ndryshojnë aspak. Mund të ndryshojnë njerëzit të cilët i sulmojnë/targetojnë. Esenca mbetet e njëjtë: KURTI, HARADINAJ, THAÇI, VESELI DUAN LUFTË.

E datat? Datat i vënë varësisht se kush është në Kosovë në pushtet!

Kjo rrjedh nga Memorandumi i Dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, pjesë të të cilit janë publikuar.

Njëra nga pikat e e këtij Memorandumi është: “Sulmimi i qeverive të vendeve fqinje (të Serbisë), me moton QEVERI E DOBËT – SHTET I DOBËT!

Pra, shqiptarët ta dinë se, Serbia e lufton cilindo Qeveri të Republikës së Kosovës, sepse e lufton Republikën e Kosovës.

Serbët e kanë “orkestrën” e propagandës mediale që financohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Rusia, vetëm e vetëm që ta destabilizojnë Kosovën, por edhe më gjerë – Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Kroacinë.

E gjitha kjo bazohet në shpifje, rrenë e fabrikime!