Delegacioni i Serbisë në Dubai, ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ka festuar sot në Emirate. Përfaqësuesit shtetërorë e konsideruar mision të kryer me sukses pengimin e Kosovës që të pranohet në INTERPOL.

Kosova nuk ka arritur të sigurojë 2/3 e votimeve që kanë qenë të nevojshme për pranimin e Kosovës në INTERPOL, transmeton Ballkani.info.

Në videon e publikuar nga mediat serbe, shihet edhe entuziazmi i delegacionit serb pas dështimit në dy raunde të votimit për antarësimin e Kosovës.

Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, kanë shpërthyer në gëzim e përqafime, pasi u pa që Kosova s’do të anëtarësohej këtë vit në INTERPOL.