Kështu filloi ndeshja e NBA-së, pak pasi u konfirmua vdekja e Kobe Bryant

Ndeshja e basketbollit në NBA mes Denver Nuggetsit e Houston Rockets ka nisur me një minutë heshtje në nderim të legjendës Kobe Bryant, që vdiq këtë të diel në një aksident me helikopter në Kaliforni.

Vdekja e Bryantit shokoi botën e basketbollit dhe më gjerë.

Përveç legjendës së NBA-së, në këtë aksident vdiqën edhe katër persona të tjerë, me një nga to që dyshohet të jetë e bija e legjendës së basketbollit.

Përkundër se vdekja e Bryant u konfirmua më pak se dy orë më parë, ndeshja e NBA nuk është shtyrë dhe ka filluar me një minutë heshtje.