Kështu feston për katër milionëshin Fero

Fero ka shënuar një sukses të ri me këngën “Ride or Die”.

Fero ka pak kohë që ka lansuar këngën “Ride or Die”, në klipin e të cilës ishte e dashura e tij, Arbenita Ismajli.

Projekti po pritet shumë mirë nga publiku, deri tani ka marrë katër milionë klikime në kanalin YouTube.

Këtij suksesi padyshim që i është gëzuar më së shumti Fero, i cili ka shkëputur një fotografi nga një nga skenat e klipit, ndërsa ia la mbishkrimin “4 milionë”.

Për ndryshe, reperi po punon rreth këngëve të reja, kurse Arbenita është e angazhuar në profesionin e saj.