Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Londër, ku do të bashkohet me liderët e tjerë botërorë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II të hënën.

Derisa, në homazhet për Mbretëreshën Elizabeth II, presidenti amerikan Joe Biden e ka përshkruar atë si “të mirë” dhe “të nderuar”.

Duke folur në Lancaster House, pasi nënshkroi librin zyrtar të ngushëllimeve, ai tha se i gjithë populli amerikan i shpreh ngushëllime Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC

“Ju (Mbretëria e Bashkuar) ishit me fat që e patët për 70 vjet, të gjithë ishim”, tha ai.

“Bota është më e mirë për shkak të Mbretëreshës”, mësohet të ketë shkruar ai, raporton BBC.

Biden dhe bashkëshortja e tij mbërritën në Westminster Hall, pasditen e sotme. Sakaë, sot është dita e fundit e homazheve, pasi nesër do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës.

Elizabeth II, ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare në 8 shtator. Që prej asaj dite Briatnia është në zi, ndërsa në fron u ngjit menjëherë djali i saj Chareles.

"Our hearts go out you and you were fortunate to have had her for 70 years."

President of the United States Joe Biden paid tribute to Queen Elizabeth II, as he signed the Queen’s book of condolence at Lancaster House in London. pic.twitter.com/eIdY8Lriek

— The Royal Family Channel (@RoyalFamilyITNP) September 18, 2022