Sot nga gazeta Nacionale është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq.

Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Kjo bisedë besohet të jetë bërë vitin e kaluar kur edhe u publikua biseda e plotë mes Kusari-Lilës dhe Simiqit.

Për bisedën e publikuar atë kohë kishte reaguar edhe kryeminsitri i vendit Albin Kurti, ku e kishte mbrojtur Kusari Lilën.

Deklarata e plotë e Kurtit në korrik të 2023

“Së pari shefja e grupi parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuat ka interpretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë njëjtë me atë që mendojnë e që qartazi është një incizim që është i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht organet e drejtësisë të merren me të Shefja grupit tonë jo veç që bashkëbisedon por ajo e ka për detyrë të përpiqet që të sigurojë për vota”.

“Ju e dini shumë që ka zero varësi nga lista serbe dhe kjo e ka bërë pushtetin tonë demokratike. Unë as që kam komunikuar e takuar ndonjë herë me personin në fjalë. Ju lus që te keni kujdes sa i përket kësaj lufte hibride nga Serbia kundër Kosovës janë duke u përpëlitur si autokraci që janë në fqinjit tonë veriore e po përpiqen me xhirime me incizime”.