Kështu duket vendi ku ishin barrikadat e serbëve me kamionë

Duket se situates që zgjati 13 ditë në Veri të Kosovës, po i vie fundi sot pas respektimit të marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Bllokada e protestuesve serbë dhe reagimi i Njësisë Speciale në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdoi plotë 13 ditë.

Sot në orën 16:00 ishte afati i fundit kohor që të dya palët të largoheshin nga vendi i ngjarjes për t’i lëshuar rrugën KFOR-it, të cilët do të patrullojnë për dy javët e ardhshme, shkruan Ballkani.info

Ekipi i Ballkani.info sot ka qëndruar në pikën kufitare në Jarinjë, ku ju sjellim pamje nga vendi ku ishin barrikadat e serbëve me kamionë. /Ballkani.info/