Reperi

Kështu duket shtëpia e re luksoze e Mozzikut

Mozzik ka blerë shtëpi të re në Ferizaj.

Reperi Mozzik është ndër emrat më të suksesshëm, që njihet për shumë hite në repertorin e tij.

Artisti, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka blerë shtëpi të re në një lagje të qytetit të tij, Ferizajt.

Por, ishte vëllai i tij, Getinjo, ai i cili ndau me ndjekësit disa fotografi, me të cilat tregoi se si do të duket ajo shtëpia e tyre e re.

“Faleminderit Zot për shendetin se tjerat i bojm vet”, shkroi ai sipër fotografisë.

Mozzik po vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore, e suksesi i tyre pritet të jetë i njëjtë me të tjerat.