Ministria e Shëndetësisë ka nisur kampanjën për informim të qytetarëve rreth rëndësisë së vaksinimit kundër COVID-19.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook, janë dhënë informata për rëndësinë e vaksinimit kundër koronavirusit.

Aty tregohet nëse personat që e kanë kaluar koronavirusin duhet të vaksinohen apo jo, shkruan Ballkani.info.

“Shkala në të cilën antitrupat veprojnë gjatë infektimit me COVID-19 është ende nën studim. Ende nuk dihet niveli i nevojshëm i antitrupave që ndihmojnë në mbrojtje ose ri-infektim. Prandaj, edhe ata që e kanë kaluar virusin COVID-19 mund dhe duhet të marrin vaksinën”, shkruan MSh.

Tashmë salla 1 Tetori në Prishtinë është bërë gati për të nisur vaksinimi, derisa nesër do të fillojë punën. I pari që do të vaksinohet do të jetë kryeministri Albin Kurti. Ai sot në orën 16 e 30 do ta merr vaksinën. /Ballkani.info/