Kështu duken varrezat e Tetovës pas rinovimit nga ana e Lazim Destanit (FOTO)

Biznesmeni i njohur shqiptar nga Tetova, Lazim Destani, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rinovimit të varrezave të qytetit të Tetovës.

Postimi i tij:

Sot përuruam projektin e rinovimit të varrezave të qytetit të Tetovës. Jam i kënaqur që unë dhe familja ime e realizuam këtë kontribut për të mirën e përbashkët.
Shoqëritë njerëzore kudoqofshin në botë, pavarësisht besimit të tyre, respektin ndaj varrezave e kanë një aspekt të përbashkët. E kanë të përbashkët pasi në këtë mënyrë ata respektojnë të parët e tyre dhe përcjellin mesazhe edukimi te brezi i ri.
Respekti ndaj varrezave, përkujdesja e vazhdueshme për mirëmbajtjen e tyre, nuk është thjesht vetëm lidhja jonë shpirtërore dhe nderimi që u bëjmë të parëve tanë, por paraqet edhe lidhje të fuqishme me vendin ku jetojmë, ku kanë jetuar brez pas brezi të parët tanë, dhe që ua lëmë trashëgim brezave që vijnë.
Uroj të realizohen sa më shumë projekte që sjellin funksionalitet dhe bukuri, që i shërbejnë shoqërisë për të mirë e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve.