Një projekt fotografik nga artisti Pyanek – “Amazing Worlds” – zbulon detaje të jetës sonë të përditshme nga perspektiva e re.
Ushqimi dhe objektet janë fotografuar nga afërsia shumë e madhe, e cila i shndërron në imazhe karakteristike që frymëzojnë iluzione.
“Është një eksplorim i detajeve të gjërave të përditshme që mund t’i hedhim poshtë. Në procesin e bërjes së kësaj serie, unë i përjetoj ato si aventura në botën brenda botës sonë”, deklaroi artisti.



















