Altuna Sejdiu

Kështu dukej Tuna mbrëmë

Eventi “ODA” mblodhi mbrëmë në Tiranë shumë personazhe të njohura nga bota e artit, kulturës, biznesit dhe politikës.

E pranishme në këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna, e cila dukej tejet elegante.

Ajo kishte zgjedhur të vishet në të zeza, teksa flokët i kishte lëshuar në kraharor.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Tuna është “Maria”, duet ky me Seven Saraçin, kurse tani po punon rreth këngëve të reja