Kështu duhet të veproni, nëse ju shfaqet ky mesazh në iPhone

Nëse ju shfaqet në ekranin e iPhone tuaj një paralajmërim se keni ujë në portin ku hynë mbushësi i telefonit, atëherë ju duhet ta thani atë.

Kur lidhni mbushësin e telefonit me iPhone 11, iPhone 11 Pro, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, ose më të vjetër, iPhone juaj mund t’ju paralajmërojë se në portin e mbushjes ka lëng apo ujë.

Pas kësaj në ekranin e telefonit shfaqet mesazhi se karikimi nuk është i disponueshëm dhe ajo nuk mund të ndodh derisa ju ta thani atë.

Përveç kësaj sipas Apple, nëse nuk thahet kabllo atëherë ju mund ta dëmtoni në mënyrë të përhershme ose mund ta ndaloni funksionimin e iPhonit tuaj.

Pra assesi mos i lidhni kabllon së bashku me telefon, nëse kjo e para është e lagësht. Duhet të pritni derisa të thahet plotësisht.

Për të tharë iPhone tuaj ju duhet ta bëni në mënyrë të thjeshtë. E gjitha çka duhet të bëni është ta lëreni për 24 orë që të thahet vet-vetiu.

Ndalohet rreptësisht që iPhone të thahet duke përdorur një burim të jashtëm nxehtësie ose ajri të kompresuar, mos futni një send të huaj, siç është një tampon pambuku ose një peshqir letre, në lidhësin Rrufeja.

Assesi mos e vendosni iPhone tuaj në një qese orizi. Duke vepruar kështu mund të lejojë që grimca të vogla orizi të dëmtojnë iPhone tuaj.