Moti

Kështu do të jetë moti të martën në Kosovë

Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.

VIDEO BONUS: A është ky Dubai apo Prishtina? Politikani kosovar sjell pamje të rralla të vërshimeve atje