Kështu do të duket parku i parë solar në Kosovë (VIDEO)

Birra Peja, ka përuruar investimin e saj ne parkun ekologjik të energjisë së ripërtërishme, “ECO PARK”, i cili vjen si parku më i madh solar në rajon.

Ky projekt i jashtëzakonshëm është ndërtuar në Gjakovë, si një hap i rritjes së prodhimit të energjisë së ripërtërishme si dhe drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

Kështu, Birra e Pejës bëhet kompania e parë vendore që bën investim me përmasa të këtilla në “Eco-investing”, ose në energjinë e ripërtërishme, duke qenë plotësisht të bindur se është përgjegjësi e secilit prej nesh dhe e rëndësisë jetike që brezave t’ua lëmë në pronësi një ambient të pastër dhe të shëndetshëm.

Teknologjia inovative e përdorur në këtë park do të prodhojë 6 MwH, duke u bërë kështu një shtyllë shumë e rëndësishme e plotësimit të nevojave të vendit në furnizimin me energji elektrike.