Kështu do të duket dizajni i ‘NewBorn’ sivjet FOTO

Monumenti i vendosur në qendër të Prishtinës, i cili simbolizon Pavarësisë e Republikës së Kosovës, “NewBorn” edhe këtë vit si çdo vit tjetër do të marrë pamje ndryshe.

Në 12-vjetorin e Pavarësisë, autori i kësaj vepre, Fisnik Ismaili me ekipin e tij kanë vendosur që ndryshimin i këtij monumenti t’i kushtet viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anë e mbanë botës.

Ngjyra e cila dominon kësaj here në dizjan është e zeza, derisa shkronja “W”, është e dizajnuar me lule të ndryshme shumë-ngjyrëshe, të cilat shpërndahen edhe në shkronjat tjera të këtij monumenti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Fisnik Ismaili përmes një fotografie të publikuar në Facebook.

“Kushtuar të gjitha viktimave te abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës”, shkruan Ismaili, krahas fotografisë.