Si ju duket?

Kështu do të duket Biblioteka Kombëtare e Kosovës pas izolimit

Drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova e ka prenzatuar në Facebook pamjen e re të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Sipas tij, Biblioteka do të marrë pamje tjetër.

“Së shpejti fillojmë me fasadën izoluese edhe të Bibliotekës Kombëtare. Do të ndjekim standardet më të larta ndërkombëtare të izolimit”, ka shkruar Rugova, transmeton ballkani.info.

Mirëpo, një pamje e tillë nuk është pritur edhe aq mirë nga komentuesit.

Disa janë pajtuar, por ka pasur shumë të tjerë që e kanë kundërshtuar këtë ide, duke kërkuar që pamje e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të mbetet ajo e vjetra. /Ballkani.info/