Këshilltarja e Haradinajt: Mos notoni në ujëra të kontaminuara nga Hashim Thaçi për kufijtë

Këshilltarja e Kryeministrit në dorëheqje, Meliza Haradinaj-Stublla u ka bërë thirrje pretendentëve për kryeministër që të mos notojnë në ujëra të kontaminuara nga Hashim Thaçi për kufijtë, por të ndjekin doktrinën e Haradinajt.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kadri Veseli duhet ta bind Hashim Thaçin, Vjosa Osmani ta bindë Lutfi Hazirin, e Albin Kurti vetëveten se “Doktrina e paprekshmërisë së 17 shkurtit” është rruga e vetme e dinjitetit shtetëror dhe e Kosovës së fortë, dhe që e duan aleatët ndërkombëtarë.

Haradinaj ka shtuar se për 18 muaj në qeveri kanë marrë pjesë në më shumë se 500 takime e kanë shkruar mbi 500 letra të personalizuara liderëve botërorë për të iu sqaruar se populli nuk e përkrah asnjë ide që prek kufijtë e Kosovës.

“‘Doktrina e paprekshmërisë’ nuk i përket një partie politike, por i përket sovranit, pra popullit të Kosovës, dhe duhet të respektohet si e tillë. Kushdo që guxon të notojë në ujëra të kontaminuara, e të lundrojë në valë të sponzorizuara, do të fundoset në thellësi të cekët”, ka shkruar Haradinaj.

loading…