Këshilltarja e Haradinajt i kërkon VV-së e LDK-së që të mos të bëjnë pazare për postin e Presidentit

Meliza Haradinaj, këshilltarja e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me bisedimet që dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit VV dhe LDK po i bëjnë për postin e Presidentit.

Haradinaj përmes Facebookut ka shkruar se Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve nuk duhet që postin e Presidentit të vendit ta bëjë me pazar politik me LDK-në.

“VV si fituese e zgjedhjeve nuk do të duhej që për hir të marrëveshjes së koalicionit për pushtet me LDK-në, të sakrifikojë reformën e nevojshme e të shumëkërkuar zgjedhore – e cila do të duhej të mundësojë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm direkt nga populli, e jo nga pazaret politike”, ka shkruar Haradinaj.

loading…