Këshilltarja politike e kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj, thotë se vizioni qeverisës është vendim politik, me efekte afatgjata pozitive apo negative, të cilat i vërteton historia.
Ai ka komentuar deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se janë afër arritjes së koalicionit parazgjedhor me VV-në.
“Sot kur kujtojmë vizionin e Isa Mustafës, dhe çmimin që pagoi për pozitën e Kryeministrit dhe disa pozitave të tjera qeveritare, s’kemi si të harrojmë (ndër të tjera) edhe vendimin ‘historik’ për të heqë dorë nga pozita tradicionale e LDK-së: ajo e Presidentit, të cilin sot kërkon ta shkarkojë! Bashkimi i Isës si i penduar politikisht që ka tregtuar me pozita, dhe Albinit që kërkon dëshpërimisht kauzë sa në Tiranë e sa në Mitrovicë, me njerëz të bankrotuar politikisht e moralisht – shpërfaqë qartazi panikun në të cilin janë këta të dy!”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, duke kujtuar epitetet që Isa e LDK-ja dikur ia ’dhuruan’ Albinit e VVsë, si: ‘me sëmundje Creutzfeldt – Jakob’, ‘brigada e kuqe’, ‘gomari i zajednicës’, ‘sulmues të Kuvendit’ etj. – forcohet bindja se ky bashkim do thellojë akoma më shumë gjendjen e tij prej të të penduarit politik.
“Ndërsa Albinit, do ia vulosë epitetin e verbërisë dhe tjetërsimit parimor përmes koalicioneve ad-hoc, i cili me këtë mendësi, do të mbetet gjithmonë si i tunduar përballë pushtetit, por asnjëherë si i realizuar! Suksese!”, ka shkruar ajo në fund. /Ballkani.info/







