Këshilltarit të Kurtit i pëlqejnë sulmet që Hysamedin Feraj u bën gazetarëve si pro rusë

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Elvis Hoxha, ka përkrahur deklarimin skandaloz të Hysamedin Ferajt, zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e ka quajtur pro-rus Richard Grenellin, të Dërguarin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoxha e ka pëlqyer një shkrim në rrjetin social Facebook të Ferajt ku ndër të tjera emërton edhe disa gazetarë dhe pronar mediesh si ‘pro-rus’’.

Feraj, në këtë shkrim, ka thënë se Grenelli dhe mediat po lobojnë për “kthimin e pjesshëm ose të plotë të Serbisë në Kosovë”.

“Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë”, ka shkruar Feraj.

“Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre”, ka thënë filozofi radikal i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai po ka ashtu ka thënë se VV po përballet e vetme me, siç ka thënë ai, ‘’lobin serbo-rus’’.