Këshilltarin e ministrit të Drejtëisë e nervozon Daçiqi, i fyen edhe ky serbët

Naim Ramizi, këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë ka thënë se populli shqiptar duhet të ndihet krenar, ndërsa serbët janë ata që duhet të ndihen të turpëruar.

“Të tupëruar duhet të ndihen shkijet sepse ata na kanë vrarë. Për mua janë të tillë. Ne duhet të ndihemi krenar si popull, të tupëruar duhet të ndihen ata”, ka thënë Ramizi në Frontal.

Ai tha se krimin qe ka bërë Serbia ka kryer në Kosovë nuk mund ta fshehë askush duke përmendur trupat që mungojnë ende në Kosovë.

“Nuk mundet me fshehë askush, jemi dëshmitar se çfarë spektakli bëhet. Llogarite sikur të kishte ndodhë një deklarim i tillë nga pala kosovare. Por kur është në pytje Serbia, janë të heshtur. Nuk e di a ka më të zëshëm sesa trupat që mungojnë dhe krimet që janë kryer këtu”, ka deklaruar Ramizi.