Këshilltari për Siguri Shtetërore i presidentit të SHBA-së, Robert O’Brian ka dalë pozitiv për koronavirus, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
O’Brien 54-vjeçar ndodhet në vetizolim dhe po punon nga shtëpia.
Ai ka simptome të buta dhe nuk ka rrezik të infektimit të Trumpit apo nënpresidentit Mike Pence, shkruhet në deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
O’Brien është zyrtari më i lartë në administratën Trump që është konfirmuar pozitiv.
Nuk është e qartë se kur takoi ai dhe presidenti Trump janë takuar për herë të fundit, por një zyrtar i administratës ka thënë se ata nuk janë takuar “tash e sa ditë”.







