Këshilltari i Zëvendëskryeministrit kërkon masa kundër koronavirusit

Visar Berisha, këshilltar i Zëvendëskryeministrit Hoti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të hartojë një strategji dhe të përgatitet për t’u përballur me koronavirusin, i cili nisi në Kinë dhe ka prekur edhe disa vende europiane përfshirë Italinë, Gjermaninë e Francën.

“Injorimi i rrezikut per kontaminim me coronavirusin tashma i ndodhun te porta, nuk guxon te ndodhe”, ka paralajmëruar Berisha me profesion mjek.

“Sherbimi shendetesor publik jo ne nivelet te kenaqshme nuk ka kapacitete te mjaftueshme per t’u perballe nese nje virus i tille na vije brenda. Qeveria e Kosoves dhe mekanizmat tjere publikë duhet sa me shpejt te pershtasin nje strategji veprimi me masa edukuese, parandalues dhe perballje me infeksionin e mundshme”, ka shtuar ai.

Sipas tij, shkollat, spitalet, administrata publike dhe ambientet e përbashkëta rekreative janë vendet e preferuar te zhvillimit dhe shumimit e shpërndarjes se viruseve te tille.

“Paniku eshte keshilltari me i keq ne kesi rastesh. Na duhet strategji shtetrore per nje perballje eventuale me sa ma pak dame”, ka shkruar Visar Berisha.

Coronavirus ante portas!Injorimi i rrezikut per kontaminim me coronavirusin tashma i ndodhun te porta, nuk guxon te…

Posted by Visar K. Berisha on Sunday, February 23, 2020

Express ka shkruar sot se numri i rasteve të koronavirusit vazhdoi të rritet të dielën në Itali ku numri i  rasteve në këtë shtet ka shkuar në 89 nga 54 sa ishte një ditë më parë. Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në më shumë se 100.

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Dy vdekjet në Itali shënojnë dhe viktimat e parë të Covid 19 në Europë, duke pasur parasysh që deri më tani, e vetmja jetë e humbur në kontinentin e vjetër konsiderohej ajo e një turisteje kineze 80-vjeçare, e cila ishte kalimthi në Francë. Në Bruksel ekziston frika se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, me një rritje të mundshme shpërthyese të infektimeve.