Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon PSD-së: Aksioni i tyre ngjallë neveri

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion para Kuvendit të Kosovës, ku ndodhet edhe zyra e Presidentit.

Anëtarët e PSD-së e kanë thënë se sot po përurojnë dhe “themelojnë” nëndegën “Presidencë” të Vetëvendosjes.

Ndaj këtij aksioni të PSD-së, ka reaguar Faton Peci, këshilltar i u.d. të presidentes Vjosa Osmani, i cili ka thënë se ky reagim i partisë së Dardan Molliqajt, ngjallë neveri.

Postimi i tij:

Reagimi i PSD-së ndaj presidentes Osmani ngjallë neveri. Një subjekt që nuk e ka kapë as pragun e pragut merr përsipër detyrë të zorshme në përpjekje për të aktruar opozitën.

Përpara se të bëni veprime, verifikoni faktet. Presidentja nuk përdorë fare veturë të Presidencës.

Rrjedhimisht, ky mllef i juaji ka të bëjë më shumë me defaktorizimin tuaj si një subjekt, të cilit i ka mbet veç akronimi dhe nuk ka guxim as të marrin pjesë në zgjedhje.

Sigurisht, shpifja e juaj është nxitur edhe nga sondazhet e fundit, me të cilat Vetëvendosje dhe Lista Vjosa, me një listë të përbashkët do ta marrin shumicën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Prandaj, të dëshpëruar socialdemokratë (PSD), ndërkaq karvani i fitores ecën, ju mund ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe të vendosni bilboarde gjithandej, sepse është e vetmja mundësi e juaja që të dilni në publik!