Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi, e ka quajtur gruan e kriminelit Slobodan Milosevic si ‘Lady Makbeth të Ballkanit’.
Latifi tha se gruaja e kasapit të Ballkanit mbështete burrin për krimet e luftës që bëheshin.
Postimi i plotë në Facebook:
Shekspiri dhe Mira Markoviç
Shekspiri, në tragjedinë e tij “Makbeth”, i bën njërin nga zbërthimet më të mira ambicies së shfrenuar për pushtet. Aty gjejmë personazhin e një gruaje mizore, Lady Macbeth, e cila e mbështet në mënyrë kreative burrin e saj në krimet e luftës për pushtet.
Mira Markoviç, gruaja e Milosheviçit, e cila paska vdekur sot, meriton të mbetet në histori si Lady Macbeth i Ballkanit.







