Këshilltari i Thaçit

Këshilltari i Thaçit: Kurtit presidenti i është bërë obsesion, po e sheh si “përmbarues”

Pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili e quajti “noter shtetëror” presidentin Thaçi, ka reaguar edhe këshilltari i këtij të fundit, Adil Behramaj.

Behramaj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se president i është bërë “obsesion” Kurtit.

Sipas tij, në këtë kontekst, Kurti e sheh Thaçin si “përmbarues”.

“Në përpjekje për t’ia minimizuar kompetencat, Kurti po thotë që presidenti është “noter shtetëror”. Por, meqë i është bërë obsesion dhe po i kacavirret kudo, realisht si “përmbarues” e sheh më shumë”, ka shkruar Behramaj.