Artan Behrami

Këshilltari i Thaçit: Kosova në krye me Kurtin e humbi rastin e anëtarësimit në OBSH

Në fillim të këtij muaji Kosova ka pasur mundësi që të aplikoj në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila është institucioni numër një në botë që merret me luftimin e pandemisë.

Artan Behrami, këshilltar i Presidentit Thaçi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, në 100 ditët e qeverisjes nuk pat fare vizion në politikën e jashtme, as planifikim strategjik, aq më pak vetëdije për shfrytëzimin e momentumeve gjeopolitike.

“Kosova në krye me Kurtin e humbi një mundësi të papërsëritshme për të aplikuar për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Në këtë kohë të ballafaqimit global me pandeminë, me një koordinim me partnerët strategjikë, lobim politik dhe medial, anëtarësimi i Kosovës në OBSH do të ishte i realizueshëm dhe fitore e madhe diplomatike e Kosovës”, ka shkruaj ai.

Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë ishin të gatshëm ta ndihmojnë Kosovën në këtë rrugëtim, meqë në MPJ dhe MSH ka ekzistuar një analizë dhe strategji e gatshme për qasjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit!

“Kosova e humbi një fitore të mëdha diplomatike nga një kryeministër që mbijetesën politike e ka lidhur me pikat e gravura në sheshin e Prishtinës!”, ka shkruar Behrami.