Këshilltari i Rozeta Hajdarit nuk ka informacione për aksidentin e saj

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është përfshirë në një aksident.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se Hajdari ka shkelur një këmbësor në lagjën “Arbëria” të Prishtinës, i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar me emergjencë në spital.

Lidhur me aksidentin, Demokracia.com ka kontaktuar disa herë ministren Hajdari, por e njëjta nuk e ka hapur telefonin.

Ndërkaq, Demokracia.com ka biseduar edhe me këshilltarin për media të saj, Uliks Spaçi, por ky nuk ka qenë në dijeni për aksidentin.

“Nuk kam informacione, se është ditë vikendi”, ka thënë ai për Demokracia.com.

Policia, po ashtu, nuk ka kthyer ende përgjigje, pavarësisht insistimit të Demokracia.com për të marrë detaje rreth ngjarjes.