Këshilltari i presidentit Trump: SHBA-ja e vlerëson përcaktimin e Kosovës ndaj Hezbollahut

Pak ditë më parë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nxorri një dekret përmes të cilit ka obliguar institucionet e vendit të krijojnë një listë të personave dhe grupeve e organizatave terroriste të përfshira në akte terroriste, të cilat do t’iu nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka vlerësuar këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, i cili përgëzon Kosovën për çasjen ndaj Hezbollahut.

“SHBA e vlerëson përcaktimin e Kosovës ndaj Hezbollahut si një organizatë terroriste. Këta terroristë iranian vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Bota e njeh sponsorizimin terrorist të Iranit dhe emërtimin e përfituesit kryesor të tij: Hizballahut” shkruan Bolton në Twitter.

loading…