Këshilltari i Presidentit e mposhtë koronavirusin pas 15 ditësh

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Ismail Syla ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Syla në Facebook ka shkruar se është liruar nga spitali pas 15 ditë qëndrimi në Klinikën Infektive të QKUK’së.

“Pas qëndrimit 15 ditor në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot në orën 13 dola nga spitali i shëruar (negativ)

“Ky infeksion u mposht në saj të punës ekipore me profesionalizëm të lartë të mjekëve të Klinikës, përkatësisht të profesor dr. Sali Ahmeti, shef repartit, të mjekëve të repartit dr. Veli Rexha, dr. Blerta Polloshka, dr. Edmond Islamaj dhe Granit Deva. U mposht në saj të kujdesit të Drejtoreshës dr. Lindita Ajazaj – Berisha, e cila, duke parë gjendjen time shëndetësore kërkoi që të shtrihem sa më parë në spital.

Shërbimi i Klinikës, terapia e qëlluar, analizat, përsëritja e tyre, hap pas hapi,në një moment shënuan kthesën, dhe shërimi hyri në binarë”, ka shkruar këshilltar i presidentit.