Këshilltari i Pacollit thotë se Xhelal Sveçla gënjeu

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ish-ushtruesi i detyrës të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë të pavërteta në një intervistë të mbrëmshme lidhur me rastin e Behgjet Pacollit.

Zyberaj ka thënë se Sveçla keqpërdori deklaratën e Padcollit për të fshehur veprimet e tij lidhur me këtë situatë dhe në përgjithësi të menaxhimit të pandemisë.

Ai deklaratat e Sveçlës lidhur me Pacollin i ka quajtur kërcënime, derisa ka thënë se në demokraci kërcënimet e tilla janë të pashembullta.

“Natyrisht që ka ekzistuar frika e ndonjë sulmi terrorist jo nga shteti por nga njerëz të veshur me pushtet, pas kërcënimeve brutale publike. Kërcënimet e bëra nga Sveçla kundër një deputeti të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë të pashembullta në një demokraci. Deklaratat e tij janë regjistruar dhe ai nuk mund të fshehë tani të vërtetën. Ai bëri veprime që kanë dëmtuar reputacionin e Ministrisë së Brendshme. Për të ajo Ministri kishte një mision që vetëm ju mund ta shihni në vendet autoritare, por jo në një demokraci, për të kërcënuar qytetarët, anëtarët e parlamentit dhe gazetarët siç ka qenë rasti i kolegëve të Sveçlës javët e fundit”, ka shkruar ndër të tjera Zyberaj.

Reagimi i plotë:

Ish Ministri Brendshëm Xhelal Sveçla ka bërë disa komente që nuk paraqesin të vërtetën për situatën e krijuar nga vetë ai dhe qeveria e tij për ardhjen e Behgjet Pacollit në Kosovë. Në politikë njerëzit kanë harruar se duhet të ketë një përgjegjësi morale dhe institucionale, dhe përfundimisht ky person nuk ka asnjë nga këto.

Deklarata e z. Pacolli është keq-përdor nga qeveria në të cilën Sveçla shërbeu për të fshehur veprimet dhe deklaratat e tyre ilegalë për këtë situatë dhe në përgjithësi të menaxhimit të pandemisë në Kosovë. Natyrisht që ka ekzistuar frika e ndonjë sulmi terrorist jo nga shteti por nga njerëz të veshur me pushtet, pas kërcënimeve brutale publike. Kërcënimet e bëra nga Sveçla kundër një deputeti të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë të pashembullta në një demokraci. Deklaratat e tij janë regjistruar dhe ai nuk mund të fshehë tani të vërtetën. Ai bëri veprime që kanë dëmtuar reputacionin e Ministrisë së Brendshme. Për të ajo Ministri kishte një mision që vetëm ju mund ta shihni në vendet autoritare, por jo në një demokraci, për të kërcënuar qytetarët, anëtarët e parlamentit dhe gazetarët siç ka qenë rasti i kolegëve të Sveçlës javët e fundit.

Sveçla gënjeu se me makinën e Presidentit një deputet i zgjedhur i Kuvendit është kontrabanduar në Kosovë. Doli bëri një show më plot fake-newsa. Ai kërcënoi me arrest një deputet. Ai krijoi panik dhe dramë për lojën e tij politike. Tani ai përpiqet të fshehë të gjitha veprimet e tij. Ai duhet të mbahet përgjegjës për të gjitha veprimet e tij në qeveri. Kosova ka punuar me dekada për të treguar se institucionet e sigurisë në Kosovë nuk shërbejnë për kërcënime ndaj qytetarëve, Sveçla për disa javë e shkatërroi këtë.

Por ka qenë Sveçla dhe njerëzit e tij që kanë mbledhur disa qindra njerëz javën e kaluar në Prishtinë në një ngjarje të partisë së tij në mosrespektim të plotë të masave shëndetësore duke rrezikuar jetën e të gjithë atyre që morën pjesë, dhe numrat flasin qartë me infeksionet në rritje, se sa e rrezikshme është të menduarit e tyre. Ata nuk kanë respekt për institucionet, nuk respektojnë ligjet dhe nuk kanë respekt për qytetarët, nëse kjo u shërben interesave të tyre.

Sveçla është i njohur për të gjitha veprimet e tij para dhe pasi ai hyri në politikë dhe qeveri. Partia e tij duhet të gjejë një person më të mirë me një imazh më të mirë në shoqëri për të bërë politikë.