Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është përgjigjur akuzave të Rexhep Selimit, deputetit të Vetëvendosjes.

Ai ka kërkuar që pas dështimit për anëtarësim në Interpol, Pacolli të jap dorëheqje.

Ndërkaq, Zyberaj ka kujtuar se Selimi ka qenë pjesë e grupit punues për Interpol në kuadër të MBP-së.

Reagimi i plotë:

Rexhep Selimi ka qene per me shume se nje vit pjese e grupit punues per Interpol ne kuader te MPB. Madje ka qene edhe i zeshem qe policia nuk duhet te kete interferim nga politika.
Rexhep Selimi ka qene i involvuar neper krejt proceset e rrugetimit te anetaresimit te Kosoves ne kete organizate.
Sot e luan rolin e opozitarit, duke i ikur pergjegjesise. Mos anetaresimi i Kosoves ne Interpol eshte pergjegjesi e te gjitheve, direkte edhe e Rexhepit dhe humbje per Kosoven.