Këshilltari i Kryetarit të AKR-së, Jetlir Zyberaj në një postim në Facebook ka shkruar se AKR është në koalicion me NISMA-n dhe nuk do të hyjnë në ndonjë koalicion tjetër.
Zyberaj ka thënë se AKR ka qëllim që t’u ofrojë qytetarëve zhvillim ekonomik.
“AKR është në një koalicion me NISMA me qëllim që t’u ofrojë qytetarëve të Kosovës një alternative të qeverisjes që ofron zhvillim ekonomik, thellimin e partneritetit me Perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Zyberaj.
Ai ka thënë se kjo është arsyeja që AKR nuk do të hyjë në koalicion tjetër parazgjedhor, veçanërisht jo me PDK-në.
“AKR mund dhe do ta ofrojë këtë alternative për qytetarët.
Kjo është arsyeja pse ne nuk do të hyjmë në ndonjë koalicion tjetër parazgjedhor, veçanërisht jo me PDK-në. Ne jemi gati për zgjedhje me koalicionin tonë me Nismën dhe partnerët e tjerë”, ka shkruar këshilltari i Pacollit.







