Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se ftesa e palës kosovare në Washington nga emisari Richard Grenell, është një dëshmi tjetër për politikën e gabuar të Albin Kurtit.

Sipas tij, një kryeministër që bën shaka me Shtëpinë e Bardhë, rrezikon marrëdhëniet diplomatike me aleatin më të madh të vendit, njofton Klan Kosova.

”Ftesa e palës kosovare për në Washington është një dëshmi se politika e z. Kurti ishte e gabuar. Një Kryeministër që bën shaka me Shtëpinë e Bardhë, dhe e quan atë të verdh e të kuqe, luan dhe rrëzikon marrëdhëniet diplomatike me aleatin më të madh të vendit tonë. Apo edhe siç do ta quante Pal Lekaj: Sjellje feministe. Si pasojë e kësaj edhe ju është mbyllur dera e Shtëpisë së Bardhë dhe në vend të saj ju është ndezur drita e kuqe”.