Këshilltari i Osmanit publikon letrat: Si iu drejtuan Sejdiu e Jahjaga Kuvendit, para Thaçit

Këshilltari i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit – Artan Murati, përmes një postimi ka krahasuar shkresat e presidentit Hashim Thaçi, me atë të ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

Gjithashtu, Murati tregoi se presidenti Thaçi nuk u refuzua nga kryeparlamentarja Osmani, por vetëm u ruajt dinjiteti i Kuvendit.

Nga praktika e mëparshme, shohim se Fatmir Sejdiu gjatë kohës kur ishte president i Kosovës, kishte njoftuar Kuvendin se ishte i gatshëm të raportojë para deputetëve në seancën e radhës.

E presidentja Atifete Jahjaga i kishte dhënë Kuvendit kohë të mjaftueshme për të raportuar para deputetëve.

Ndërsa presidenti Thaçi, sot tentoi t’i mbledhë deputetët e Kuvendit brenda dy ore, duke caktuar ditën e datën, edhe pse sipas Muratit nuk ishte diçka urgjente.