Këshilltari i Kuvendit komunal, Amir Rexhepi,kërkon që e diela të jetë ditë pushimi në Ferizaj

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Ferizaj, ka kërkuar që dita e diel të jetë pushim për të gjitha bizneset në këtë komunë.

Reagimi i tij i plotë:

Te nderuar qytetar te Ferizajt, ne vazhdimesi kam kerkuar qe dita e diele te behet dite pushimi, kam kerkuar qe kjo rregullore te votohet dhe te zbatohet nga te gjithe.

Konsideroj qe eshte shume e nevojshme sepse punetoret ne sektorin privat detyrohen qe te punojne edhe te dielave.

Une kerkoj nga te gjithe anetaret e Kuvendit Komunal te Ferizajt qe ne seancen e muajit Shkurt t’a votojne kete rregullore per caktimin e orarit te punes se veprimtarive afariste dhe veprimtarive te tjera ne qytetin e Ferizajt!