Këshilltari i Kurtit: Pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime, Dick Marty mik i madh i shqiptarëve VIDEO

Shkëlzen Gashi, këshilltari politik i kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti vite më parë ka deklaruar se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime, teksa ka shtuar se Dick Marty është mik i shqiptarëve.

Në njërën prej intervistave të tij, Gashi është shprehur se duhet të jemi mirënjohës ndaj Martyt.

“Unë kam thënë se na duhet me kon mirënjohës ndaj Dick Martyt, duhet me falendëru ai është një mik i madh i Kosovës sepse ai nuk ka faj për krimet që kanë ndodh, ai veç po e nxjerr në sipërfaqe dhe po thotë që drejtësia tranzicionale nënkupton që duhet me u marrë edhe me krimet që janë kry edhe prej palës shqiptare”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se krime kanë kryer edhe pjesëtarët e UÇK-së.

“Se këtu nuk është puna vetëm për krimet që janë kry mas luftës se njerëzit thonë zakonisht krimet që janë kry mas luftës 10 qershor 1999 deri me 31 dhjetor 1999 dhe pak më tutje, nuk është veç qaty problemi, problemi është që këtu janë kry krime edhe gjatë luftës në Kosovë 98-99 prej pjesëtarëve të UÇK-së”, është shprehur këshilltari i kryeministrit.

Ndryshe, Dick Marty ishte i pari që kishte krijuar një raport ku kishte thënë se UÇK-ja ka kryer krime në Kosovë.