Këshilltari i kryeministrit Kurti për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, duket se dyshon se Talat Xhaferi është shqiptar.

Ai ka shkruar një postim në rrjete sociale ku shkruan “Xhaferi do të quhej shqiptar, sikur të paktën…”.

Qoku ka theksuar se Xhaferi do të duhej të bënte homazhe te varrezat e dëshmorëve, dhe duke folur për luftën e vitit 2001.

Por, duket se Qoku ka harruar, me qëllim ose pa qëllim, që vetë Talat Xhaferi ishte një nga figurat më kryesore të asaj lufte.

Postimi pa ndërhyrje:

Talat Xhaferi, si kryeministër teknik, do të quhej shqiptar, sikur të paktën si gjest të parë prej kryeministri, të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001, ku do të shprehte mirënjohje dhe respekt, sepse pa sakrificën e tyre, pa gjakun e derdhur të tyre, kjo arritje simbolike nuk do të ishte aspak e mundur.

VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut