Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me postimin e tij të fundit rreth nismës “Ballkani i Hapur”.
Rama gjatë ditës ka thënë se qeveria gjermane e mbështet këtë nismë dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.
Kësaj deklarate i është përgjigjur Zulfaj duke thënë se Gjermania nuk e mbështet Mini-Shengenin, por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.
“Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, i ka reaguar në Twitter Zulfaj.
🇩🇪 nuk mbështet "Minishengenin" tash të ndryshuar në "Open Balkan". Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. "Minishengen" (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm.
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) August 11, 2021
Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit @ediramaal ☺️ https://t.co/EGJhVsILJ5
Rama përmes një postimi në Twitter, ka thënë se edhe Qeveria e Gjermanisë është në mbështetje të integrimeve rajonale.
“’ÇUDI’! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor” ka thënë Rama.







