Këshilltari i Kurtit: Do të ndodhë shkëmbimi territorial, duhet të rezistojmë

Shkelzen Gashi, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka thënë se do të pranohet shkëmbimi territorial, komuna të reja me shumicë serbe e asociacion të tyre dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë.

Ai ka thënë se për këtë politikanë të caktuar do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm dhe nga Gjykata Speciale.

Postimi i tij:

Këta do të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë.

Ne nuk do të marrim njohje nga Sërbia e as anëtarësim në OKB.

Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale.

NE DUHET TË REZISTOJMË